Të enjten seancë – Kusari-Lila: S’ka kohë të formohen Komisione të reja Hetimore

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që më 26 shtator të mbahet seanca plenare me pikat e pa përfunduar të seancave të kaluara, raporton Ekonomia Online.

Kusari-Lila tha se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

“U dakorduam që te vazhdoj një seancë më 26 shtator me pikat e papërfunduara. Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim ”, tha ajo.

Ajo tha se në sesionin vjeshtor nuk ka kohë që të formohen Komisione të reja Hetimore, pasi janë edhe pak muaj që do të përfundoj mandatin kjo legjislaturë. 

“Nuk ka hapësirë të mjaftueshme që të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *