Kosova shkëlqen në ditën e parë të Kampionatit Mesdhetar në Karate, Ensar Zejnullahu fiton medaljen e argjendtë


Kosova ka shkëlqyer në ditën e parë të Kampionatit Mesdhetar në Olibia të Italisë në sportin e Karatesë, duke rrëmbyer tre medalje, prej të cilave dy të argjendta dhe një të bronztë, raporton Sinjali Sporti.

Në Kampionatin e Mediteranit 2024, ku morën pjesë mbi 400 garues nga shumë shtete të botës, Ensar Zejnullahu zuri vendin e dytë dhe u stolis me medaljen e argjendtë në kategorinë e juniorëve -76kg.

Lidhur me këtë triumf shkroi edhe Klubi i Karatesë Ardhmëria ku ka uruar Zejnullahun për stolisjen e argjendtë.

“Kemi nderin dhe kënaqësin të ju njoftojm se anëtari i klubit tonë Ensar Zejnullahu, në Kampionatin e Mediteranit 2024 që po mbahet në Olibia të Italisë, ku morën pjesë mbi 400 garues nga shumë shtete të botës, zuri vendin e dytë dhe u stolis me medaljen e argjendtë. Urime nga kryetrajneri i KK”Ardhmëria” z. Fatmir Sopi dhe trajnerja znj. Valbona Morina. Falenderim të veçantë për EL Bau Shpk Gjilan si dhe Drejtorinë për Rini dhe Sport nga Komuna e Prishtinës”, shkroi ky klub në faqen zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *