Mbrëmjen e të premtes në aeroportin “Adem jashari” janë konfiskuar tetë telefona “IPhone 16”, të sapo dalur në treg për shitje, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga Dogana e Kosovës, të cilët njoftuan se ky operacion është zhvilluar në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës.
“Ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse në përputhje me ligjet në fuqi”, shkruhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë oficerët doganorë në Aeroport, në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës, kanë realizuar me sukses disa operacione të rëndësishme.
Në dy raste të veçanta, janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë ( telefonave të rinj **iPhone 16**, të sapo dalë në treg për shitje. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar.
Ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse në përputhje me ligjet në fuqi.
Dogana e Kosoves do të vazhdojë përkushtimin në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm.