A po e largon Kosova veten nga organizatat ndërkombëtare?

Dështimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës e së fundit edhe paralajmërimet për një përjashtim të mundshëm nga Procesi i Berlinit në rast se Kosova nuk vepron në përputhje me marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA, ka ngritur diskutimet nëse Kosova po e largon vetën nga organizatat ndërkombëtare.

Në përpjekje për të përafruar qëndrimet me qeverinë e Kosovës, ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ia ka bërë të qartë Qeverisë në Prishtinë kërkesat për zhbllokim të masave ndaj importit të Serbisë në kuadër të CEFTA-s.

Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij 10-vjetori të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë Qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, Luhrmann.

Por, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se siguria kombëtare është me e rëndësishme se sa anëtarësimi në CEFTA. Deputeti, Dimal Basha, tah se Serbia është pengesë për çdo proces integrues të Kosovës dhe se faktori ndërkombëtar duhet të adresohet tek ajo për çdo problem.

“Nuk e di një veprim të vetëm që ka bërë Qeveria e Kosovës që  do të çoj në rrugë ku largohemi nga integrimi apo pjesëmarrja ne organizata ndërkombëtare për KIE ju e dini që ne kemi përmbushë gjitha kriteret derisa KiE e ka refuzuar me vnu në  rend dite,  kështu që përgjegjësia bie mbi ta dhe kjo flet shume për hipokrizinë e BE-së jo për ne. Sa i përket ceftas mendoj se kryeministri e ka shpjeguar se është çështje sigurie me Serbinë ne duhet t’i marrim parasysh gjitha që vijnë nga shteti serb  pa u siguruar që kemi kufijt dhe mallrat që hyjnë janë të sigurta. Nuk Mendoj që duhet me marrë parasysh asnjë kërcënim tjetër për shkak se për ne është primare siguria e ks dhe e dimë që Serbia përdor  mënyra të ndryshme  për me depërtuar rreth kufirit me ksn për me destabilizua republikën. Procesi i Berlinit është e s’është  i mirë por ju e dini për çfarëdo procesi Serbia është pengesë. Lidhur me Ceften ne jemi anëtarë s’kemi qejf me na përjashtu askush por s’do të thotë që ne duhet me vu ne rrezik sigurinë kombëtare për shkak te këtij anëtarësimi atje  prb eshte Serbia nëse BE Gjermania kushdo në këtë rast ka prb mendoj se adresa është Serbia për shkak se ka kryer akt terrorist s’merret përgjegjës Serbia por vijën me kërkesa shtesë të qeveria”, tha Basha për rtv21

Opozita dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare ndërkaq vlerësojnë se me veprime jo të duhura dhe të pakoordinuar me aleatët, Qeveria aktuale po e largon Kosovën nga proceset integruese. Sipas deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, pa aleatët çdo rrugë integruese e Kosovës është e pamundur.

“Fatkeqësisht kjo qeveri s’ka pasur ndonjë agjendë për t’i forcuar raportet me miqtë tanë ndërkombëtar pa ndonjë bashkëpunim e mirëfilltë dhe lobim te mirëfilltë nuk mund të arritëm sukses ka pas mungesë të agjendës dhe përveç që  s’kemi mujt me u anëtarësu në KIE kemi futur ksn ne sanksione”, tha Beqa

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku thotë se për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare duhet plotësuar edhe kushte politike të cilat sipas tij nuk po i bënë Qeveria e Kosovës.

“Ndonjë herë veprimet që ne si Kosovë ose Qeveri  i ka ndërmarre kanë bërë  Që të kemi përjashtim nga organizata ndërkombëtare për faktin se për pranimi ne këto organizata s’mjaftojnë vetëm plotësimin kritereve por edhe ca kushte politike ndër të tjera moszbatimi i marrëveshjeve me Serbinë”, tha Sadiku.

Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshill të Evropës për shkak të mosveprimit të Qeverisë për themelimin  e Asociacionit të komunave me shumicw serbe. Ajo gjithashtu rrezikon të mbetet jashtë procesit të Berlinit për shkak të mos shfuqizimit të masës që pengon lëvizjen e lirë të mallrave nga shtetet anëtare të marrëveshjes CEFTA, konkretisht nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *