Rama i fton investitorët t’i prezantojnë projekt-propozimet e tyre në një konferencë: Ta transformojmë Prishtinën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për organizimin e një konference të investitorëve më 20 shtator.

Rama përmes një video të publikuar në Facebook, i ftoi investitorët e interesuar që t’i prezantojnë “projekt-propozimet e tyre”.

”Kemi vendosur që me 20 shtator të organizojmë konferencën e dytë të investitorëve, ku kemi ftuar të gjithë investitorët e interesuar që të prezantojnë projekt-propozimet e tyre. Ju presim që bashkë të realizojmë vizionin për Prishtinën e transformuar”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *