Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përplasjes që ndodhi mes tij dhe asamblistit të LDK’së, Ekrem Rrahmani në Kuvendin Komunal, ditë më parë.
Bulliqi përmes një postimi në Facebook, thotë se asamblistët e LDK-së tentuan dhe të sulmojnë fizikisht, pasi nuk u bë e mundur të ndërrohet anëtari në Komitetin për Komunitete, i cili thuhet se ka dalë nga Grupi i LDK-së.
Po ashtu, kryetari i Podujevës shprehet se njerëzit e LDK-së, po vazhdojnë të shpifin lidhur me këtë rast.
“LDK le t’i vazhdon shpifjet, fyerjet e dezinformatat edhe viktimizimet siç është mësuar, sepse këtë askush nuk e bën më mirë se ta, e ne do të vazhdojmë t’i kryejmë punët tona për çka na kanë zgjedhur qytetarët. Do të vazhdojmë të punojmë pareshtur për t’i realizuar projektet e mëdha në dobi të qytetarëve, siç kemi bërë për këto katër vjet”, shkruan Bulliqi.