Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka risjellur edhe një herë projektligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pasi projektligji i parë s’kishte kaluar filtrin e Gjykatës Kushtetuese.
Kurti ka thënë se në projektligjin e ri që do të propozohet në mbledhjen e sotme janë marrë parasysh rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikë së Kosovës, raporton Express.
Për çështjen e parë kemi votuar edhe një herë në dhjetor 2021, pas kontestimit të ligjit nga partitë opozitare në Kushtetuese dhe pritjes së gjatë prej 17 muajsh për trajtim, ministria e Drejtësisë e ka sjellur edhe një herë projektligjin e ri me vërejtjet e adresuara të gjykatës, për të dëshmuar seriozitetin dhe qëndrueshmërinë tonë për këtë nismë ligjore”, ka thënë Kurti.
Ministjra Albulena Haxhiu ka marrë fjalën në mbledhje të Qeverisë duke treguar se kanë ndryshuar vetëm pjesët që janë kontestuar nga Gjykata Kushtetuese.
Pas hedhjes në votim, projekt-ligji ka kaluar në Qeveri me votë unanime.