Edon Zhegrova po e shikon ndeshjen në telefon, i uron fat Kosovës

Sulmuesi Edon Zhegrova është duke e ndjekur ndeshjen e Kosovës ndaj Qipros, duke iu uruar suksese përmes një postimi në “Instastory”.

Ylli i Lilles u suspendua nga FFK-ja për këtë përballje, pranë Aro Muric e Florent Muslijës, andaj edhe munguan në këtë sfidë të rëndësishme për Kosovën.

Megjithatë, Zhegrova është duke i shikuar nga telefoni, ndërsa i uroi suksese.

“Paçi fat”, shkroi ai ndër të tjera, pranë një fotografie të lojës që po zhvillohet në Qipro.

Kujtojmë, Kosova është në epërsi prej dy golave ndaj Qipros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *