Ish-anëtari i Guxo: U krijuan dy tabore brenda partisë, disa deputetë rrezikojnë të mos jenë në listë

Mosmarrëveshjet ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti duket se kanë shkaktuar një ndarje edhe brenda partisë Guxo.

Balton Dërguti, ish-anëtar i kësaj partie, tha në Frontal në T7 se ka pasur mosmarrëveshje brenda Guxo për mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe se aty tash ka “dy tabore”.

Një pjesë ai tha se ishin kundër, që partia Guxo të garojë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje pa koalicion.

“Një pjesë që konsiderohen si të Vjosa Osmanit”, tha ai.

Tash, që Guxo nuk do të garojë me LVV-në në koalicion, por duke iu bashkuar thjesht listës zgjedhore të saj, Dërguti thotë se po shihet fundi i kësaj partie.

“Me këtë përfundon gjithçka, sepse ke treguar se nuk je serioz para qytetarëve”, tha ai.

Ai i përmendi deputetët Burim Meta dhe Ekrem Mustafa, duke thënë se “rrezikojnë të mos jenë në listë”, meqenëse kanë kundërshtuar që Guxo të garojë së bashku me LVV-në pa koalicion.

“Nuk e kanë të qartë nëse do të jenë në listë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *