Një politikë që nuk meriton të fitoj

Thënë përmbledhtazi, shtylla bazike e VV-politikës “Qe 20 vite ky vend është shkatërruar ” dhe shtylla tjetër se ajo si parti është formësuar jo duke u ballafaquar me Serbinë por, me institucionet e Kosovës, me partitë politike shqiptare dhe ma faktorin ndërkombëtar, me kalimin e kohës e ka deformuar ate duke e hapur për jugo-nostalgjikët dhe për ata që s’e donin UCK-në dhe duke e bërë antiamerikane dhe strehë e islamistëve dhe pandalshëm anti-institucionaliste.


Shkruan Faton Abdullahu:

VV-ja është formësua si parti politike jo duke u ballafaquar me Serbinë, por duke u ballafaquar me institucionet e Kosovës, me partitë politike shqiptare të Kosovës dhe me faktorin ndërkombëtar. Kjo karakteristikë e trashëgimisë politike e VV-së hetohet gjithanshëm e kjo mund të parafrazohet me atë të njohurën “VV nuk e dinë çka është Serbia”. Ajo me Serbinë po ballafaqohet vetëm për aq kohë sa është në pushtet dhe ate përmes dialogut. Me këtë mendësi VV-ja e ka vendosur kështu Serbinë, në pozitën më të mirë në arenën ndërkombëtare në të cilën ka qenë ndonjëherë që nga përfundimi i luftës.

VV-ja gjithashtu është formësuar si parti politike ideologjikisht nga parimi bazik refuzues, që më pas, do të formulohet si sllogan “Qe 20 vite e keni shkatërru këtë vend” Kjo moto ka njësuar parimet dhe metodat përjashtuese, jo në institucione por rrugëve me protesta, shpesh të dhunshme e disa herë edhe me viktima e shumë herë me përleshje me hudhje gurësh, gazit, etj. Ky parim i VV-së ka qenë barometër moralo-politik dhe njësi matëse e përshtatshmërisë ideologjike që ka determinuar vlerësimet dhe raportet me gjithë të tjerët në Kosovë dhe jashtë saj.

Nga këto dy shtylla bazike, VV-formësime politiko-kulturore, përjashtuese dhe refuzues, kanë detrminuar edhe disa karakteristika të tjera të cilat e kanë stërkequr ate deri në deformime regresive.

E para – Duke mohuar çdo të arritur për 20 vite, kanë pohuar se institucionet janë të kapura dhe duhet të ç’kapen me politikat e VV-së.

Duke i kualifikuar institucionet e Kosovës si të kapura keq, shumë dhe për kohë të gjatë, VV-ja ka preferuat me bindje të plotë ta ngrit politikën e saj të re mbi institucionet dhe mbi ligjin dhe mbi çdo gjë tjetër që ndërlidhet me demokracinë dhe zhvillimin. Nëse sipas VV-së institucionet ishin të kapura nga partitë politike, sidomos nga PDK-ja, ato duhej të kapen. Kjo ç’kapje s’mund të bëhet ndryshe veç se me politikat e VV-së të cilat u legjitimuan nga më shumë se 50% e qytetarëve. Për rrjedhojë politika u ngrit mbi institucionet e shtetit. Prandaj askush nga radhët e VV-së nuk duhet të akuzohet, as dënohet, sepse ata nuk janë hajna por gjykatat janë të kapura, ose tjetra, Qeveria Kurti nuk po gabon por mediat po gënjejnë sepse janë të kapura, edhe tjetra Kushtetuta nuk po shkelet por Gjykata Kushtetuese është e kapur etj, etj.

E dyta– Ata që asnjëherë nuk mudën të identifikohen me luftën e UCK-së u rreshtua në fund me VV-n.

Disa që na janë dukur gjithmonë të paktë në numër, duke mos e pranuar luftën e UCK-së si të domosdoshme, por duke e kualifkuar edhe si të dëmshme, duke mos u identikuar me vlerat e saja, por duke i refuzuar e minimizuar ato,  e sidomos duke qenë kundër atyre që ishin kryesorët në luftën e UCK-së, gjetën vend sidomos në rradhët e VV-së. VV u bë strehë dhe fole e preferuar e të gjithë atyre që në një ose mënyrë tjetër për vite të tëra kishin ndejur anash, por edhe kishin kritikuar luftën dhe krejt rezultatet e saja. Të kuptohemi njërëz të tillë nuk janë vetëm në VV, ka edhe në partitë tjera. Por ata që sidomos viteve të fundit u rreshtuan me VV-në ishin më konsekuent kundër UÇK-së, më stoik në mospranimin dhe kundërshtimin e vlerave të luftës, deri në krijimin e një mendimi të përpunuar politik, se këta të luftës na morrën në qafë, se këta janë vrarë mes veti, se këta kanë vrarë të tjerët, deri në atë të ligën, se këta e meritojnë të denohen në Hagë.

E treta –  VV-ja duke qenë kundër ndërkombëtarëve u bë sidomos antiamerikane.

Kur VV-ja si opozitë ka folur, ka vlerësuar e protestuar për dështimet në Kosovë, gjithmonë ka fajësuar edhe faktorin ndërkombëtar e më së shumti SHBA-n. Mirëpo çdo fitore e madhe e Kosovës e ka edhe vulën e SHBA-së, por këto fitore Kurti i ka lexuar si dështime e humbje. Prandaj për rrjedhojë VV-ja me Kurtin kanë qenë të bindur se SHBA-ja është fajtorja më e madhe, pas institucioneve të Kosovës. Me ardhjen e VV-së në pushtet kjo akuzë ndaj SHBA-së është institucionalizuar. Për më keq viteve të fundit është kthyer në kulturë aktive politike në një lloj “shmekerllëku politik” që nënkupton se, për aq sa Kosova nuk koordinohet me SHBA-n për aq e forcon sovranitetin, sidomos në veri.

E katërta – VV-ja duke mohuar çdo arritje, përmbledhur në sloganin e famshëm “Qe 20 vjet e keni shkatërruar këtë vend” u bë strehë e jugo- nostalgjikëve.

Jugo-nostalgjikët janë ata që e kanë pa të ardhmen e Kosovës në Jugosllavi dhe kanë besuar në këtë projekt. Për ata UCK-ja ka qenë ekstremiste. Të kuptohemi ky nuk ishte qëllim i VV-së, pra që ti afroj të tillët, jo, por ky ishte efek anësor i veprimtarisë së saj, politike, në thelb mohuese dhe refuzuese që më së miri kuptohet nga slogani përmbysës. Në të vërtetë VV-ja jo vetëm që u bë strehë edhe e jugo-nostalgjikëve, por ju dha edhe mundësi atyre të aktivizohen politikisht. Sot në VV ka të ri e të reja me mbiemra të njohur të pushtetarëve nga e kaluara komuniste. Kjo nuk do të thotë se vetëm tek VV-ja ka të tillë. Jo, ka edhe tek partitë e tjera. Por tek VV-ja kanë hyrë ata më kokëfortët në këtë refuzim. Ata në VV u bënë bashkë si askund tjetër u konsoliduan dhe çka është unike atyre ju shkoj për dore të bëhen më të zëshëm se kurrë bile edhe të krenohen me këtë qasje.

E pesta – VV-ja u bë edhe strofull për aderimin e islamistëve politik të Kosovës.

Duke ushqyer për kohë të gjatë antipatin e madhe jo veç politike ndaj faktorit ndërkombëtar në Kosovë, sidomos ndaj SHBA-së, VV-ja hapi derën e saj për të gjithë ata radikal që mendojnë se, sa më shumë ka antiamerikanizëm te dikush aq më shumë ka premisa për fe të vërtetë islame dhe e kundërta, ti s’mund të jesh mysliman i mirë pa qenë kundër botës perëndimore dhe sidomos SHBA-së. Nëj lidhje e tillë, VV – islamistë, edhe pse e tërrthortë, del të mos jetë as e vogël as e rastësishme. Kjo bëhet edhe më e çuditshme kur dihet se, në VV, as Kurti as shumë kolegë të tij partiak, nuk janë praktikues të fesë islame e shpesh janë jo besimtarë. Por si duket të ulen ata bashkë në një ‘kupe treni politik’ i ka bërë antiamerikanizmi.

Thënë përmbledhtazi, shtylla bazike e VV-politikës “Qe 20 vite ky vend është shkatërruar ” dhe shtylla tjetër se ajo si parti është formësuar jo duke u ballafaquar me Serbinë por, me institucionet e Kosovës, me partitë politike shqiptare dhe ma faktorin ndërkombëtar, me kalimin e kohës e ka deformuar ate duke e hapur për jugo-nostalgjikët dhe për ata që s’e donin UCK-në dhe duke e bërë antiamerikane dhe strehë e islamistëve dhe pandalshëm anti-institucionaliste.

Krejt këto e kanë deformuar VV-në për ta bërë sot të padobishme që të jetë efikase kundër Serbisë dhe e dobishme për qytetarin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *