Tahiri: Osmani e mbyllte gojën nga frika prej Kurtit, e hapi nga frika e votave

Ish-negociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka komentuar intervistën e presidentes Vjosa Osmani, që u transmetua të dielën në “Kallxo.com” dhe TV Dukagjini, duke arritur në disa konkludime.

“Me ne fund Presidentja foli, guxoi te kritikoj Kurtin per gabimin per asociacionin, per deshtimin e Kurtit ne anetaresimin e Kosoves ne Keshillin e Evropes, pergenjeshtroi RTK-ne per sulmet e pabaza ndaj gazetes Nacionale, madje kerkoi shkarkimin dhe doreheqjen Martin Berishaj per korrupsionin energjetik..etj” – shkroi Tahiri në llogarinë e saj në “Facebook”.

Më tej, ajo aludoi se nga erdhi guximi i presidentes për të folur rreth këtyre çështjeve dhe pse nuk kishte folur kështu më herët.

“Ky guxim i erdhi Osmanit nga frika e votave qe jane afer me 9 shkurt…mbyllja e gojes ishte nga frika qe pati nga Kurti, tash kur i kane prishur marredheniet foli nga frika e votes – pushteti para shtetit eshte nje deshtim kombetar jo vetem politik per rangun e presidentit te nje vendi” – shtoi Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *