Analisti Valon Syla ka ironizuar me gabimin që kryeministri Kurti e bëri teksa po zgjidhte një ekuacion matematikor. Ai shkaktoi të qeshura në Pressing në T7, duke e e quajtur Kurtin “digitron shqiptar”.
“Miti më i madh që Albini më i mençuri, digitron shqiptar mat madh….Ma i madh se Faik Konica, më popullor se Fishta…”, tha ai.
Sipas Sylës, kryeministri Kurti është sistem që “kur e ka marrë notën 8 në provim, ka thënë hy në provim prap me marrë 10”.
“Ky tash tri herë e zgjidh detyrën e matematikës derisa ta merr 10-she”, tha Syla.
“Tash i pash militantat që i kish lëshu shpirti, qysh s’ia qëlloi detyrës”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura.