Zjarr në dy fshatra të Rahovecit, Latifi: Situata e vështirë

Zona mes dy fshatrave të Rahovecit, Zoqishtë dhe Hoqë e Madhe është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, ka apeluar për kujdes deri ka bërë të ditur se situata është e vështirë.

Latifi ka thënë se po bëhen përpjekje të pandërprera për ta shuar zjarrin dhe që të zvogëlohen sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen.

“Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet!”, ka shkruar ai.

Latifi ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *