Hamza pret ambasadorin Guerot në takim: Franca aleat strategjik i Kosovës, duhet të rritet koordinimi

Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.

Hamza ka thënë se në takimin me diplomatin francez kanë biseduar për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në çështjet e interesit dypalësh si dhe në interes të forcimit të paqes, bashkëjetesës dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Franca është partnere strategjike e Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik. Si mike e dëshmuar, ajo na ka mbështetur në të gjitha proceset jetike për vendin dhe është adresë shumë e rëndësishme për integrimin e shteteve që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Hamza.

Ai në fund ka thënë se  Kosova është mirënjohëse ndaj Francës dhe partnerëve strategjikë perëndimorë.

“Unë besoj se në rrugën tonë drejt realizimit të vizionit euroatlantik duhet të ecim së bashku me të gjitha shtetet partnere perëndimore”, ka thënë Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *