Shala: Policia e Kosovës duhet të shqyrtoj konceptin e strategjisë në veprim për të mbrojtur jetën e qytetarëve

Eksperti i sigurisë Drizan Shala në një prononcim për Gazetën Neutral ka thënë se këto veprimet e individëve dhe grupeve kriminele, janë duke cënuar rënd sigurinë publike.

Ai ka thënë se PK do të duhet të shqyrtoj konceptin e strategjisë në veprim për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe pronës së tyre në pjesën e sigurisë publike në vend.

“Veprimet e individeve dhe grupeve kriminale në vend që motivë kanë jo aktivitet me motive nacionaliste por qerim të hesapeve janë duke cënuar rënd sigurin publike që ka mbetur anash nga veprimet në mbrojtjen e sigurisë nacionale të vendit.

Mekanizmi i sigurisë PK do të duhet shqyrtoj konceptin të strategjisë në veprim për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe pronës së tyre në pjesën e sigurisë publike në vend”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se armët ilegale janë kryesishtë elementë kryesor i qerimit të hesapeve që përdoren në veprim të tyre individeve dhe grupeve kriminale.

Po ashtu ai ka shtuar se pjesa e aparatures gjyqësore që nuk është treguar efektive në mbrojtjën e së drejtës së qytetarëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *