Sot fillon viti i ri shkollor në Kosovë

Sot, më 2 shtator, do të fillojë viti i ri shkollor 2024/2025.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se në koordinim me komunat, janë bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e këtij viti të ri shkollor.

Nagavci, të shtunën tha se aplikimi i prindërve për subvencionim, proceduralisht sivjet ka qenë shumë më i lehtë, sepse sipas saj prindërit i kanë pasur llogaritë aktive.

Ajo tha se për libra kanë aplikuar 203 mijë e 407 prindër ose kujdestarë ligjorë, ku 200 e 1 mijë e 120 aplikues janë subvencionuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *