Ekskluzive: Dyshohet edhe për një të vrarë në përleshjen me armë zjarri në Aktash

Ngjarja e rëndë me armë që ndodhi në lagjen Aktash të Prishtinës po merr përmasa tragjike. Sipas burimeve të Gazetës Neutral, dyshohet se përveç Premtim Gashit, i cili u konfirmua më parë si i vdekur dhe është nip i familjes Capat, mund të ketë edhe një viktimë tjetër brenda vendit të ngjarjes, shkruan Gazeta Neutral.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për identitetin e viktimës së dytë, por burimet sugjerojnë se konflikti ka qenë tejet i ashpër, duke lënë pas jo vetëm pesë të plagosur, por edhe dy të vdekur. Të plagosurit e njohur deri më tani janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.

Gazeta Neutral do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *