Azemi sqaron keqkuptimet pas deklaratës së tij kundrejtë Shqipërisë

Aktori i njohur Osman Azemi në një emision të Klan Kosovës ka thënë që Kosova nuk është krahin e Shqipërisë.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumëta të publikut kundrejtë tij ku ka bërë që Osmani të reagoj në rrjetin e tij social në Facebook, ku thotë se është indinjuar, dhe mund të jetë shprehur përtej asaj që në të vërtet e ka ndjerë.

POSTIMI I PLOTË:

Sqarim rreth keqkuptimeve pas emisionit në Klan Kosova

1. Jam i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë.

2. Jam i indinjuar që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.

3. Jam i indinjuar nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë.

Për shkak të këtij indjimi edhe mund të jem shprehur përtej asaj që në të vërtet e ndjej:

1. Jam për Bashkim Kombëtar ashtu siq kanë qenë, janë dhe do të jenë të gjithë shqiptarët.

2. Me plazhë të Shqipnisë s’ka.

3. Me Valbonë s’ka.

4. Me Bjeshkë të Nemuna s’ka

5. Me suxhuk të Gjakovës s’ka.

5. a. Edhe i Pejës asht i mirë.

6. Nuk më pëlqen speci i djegst dhe hudrat e Kinës.

Shnet e dashni për të gjithë!❤“- ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *