47 mijë mërgimtarë mund të votojnë në ambasada e konsullata më 9 shkurt

Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e radhës ka miratuar listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës.

47 mijë njerëz jashtë Kosovës do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, njofton Klankosova.tv.

Më parë, ministria e Punëve të Jashtme kishte propozuar që ky numër të shkonte deri në 300 mijë.

Jashtë shtetit të Kosovës, mund të votohet në 35 qendra votimi (ambasada, konsullata).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *