Policia blen pesë autobusë, i kushtojnë gati 1.2 milion euro

Policia e Kosovës ka dhënë tenderin për blerjen e pesë autobusëve për nevoja të saj. Për këtë qëllim, do të shpenzojë rreth 1.2 milion euro, raporton Express.

Bazuar në vlerën e kontratës, i bie se një autobus do të blihet për rreth 238 mijë euro.

Kontrata tashmë i është dhënë kompanisë “Ideal Shala B.I”.

Nnënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet nesër.

Vlera e saktë e kontratës është 1 milion e 188 mijë e 850 euro, derisa kohëzgjatja e saj është për 36 muaj.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *