Sarrazin vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada gjermane në Kosovë

Në njoftimin e ambasadës thuhet se emisari do të ketë takime zyrtare, ndonëse nuk ka sqarime se me kë do të takohet.

“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare, ai do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se konferenca e tij për media do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *