Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.