Policia gjermane ka njoftuar se ka arrestuar një person në lidhje me sulmin me thikë në Solingen të Gjermanisë.
Arrestimi është bërë “në kuadër të kërkimit”, sipas policisë në Dusseldorf dhe po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen, shkruan BBC.
“Njëkohësisht po kryhen një sërë masash policore, duke përfshirë kontrolle në lokacione të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia gjithashtu ka njoftuar se është duke vazhduar edhe kërkimi për persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.