Stano: BE-ja mirëpret masat e Kosovës për shkëmbimin e patentë shoferëve për serbët

Bashkimi Evropian shikon me sy të mirë për çdo veprim të autoriteteve të Kosovës që u mundëson serbëve nga veriu të marrin patentë shoferë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, tha për N1 zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

“BE mirëpret çdo hap të ndërmarrë me qëllim të vazhdimit të lejimit të sa më shumë serbëve të Kosovës që të përdorin patentë shofer të lëshuara nga Kosova,” tha Stano.

Ai shtoi se Brukseli po i bën apel Kosovës që të prezantojë masa të tjera që do të lehtësojnë marrjen e dokumenteve të Kosovës.

“Ne inkurajojmë Kosovën që të miratojë masa të mëtejshme që do t’u mundësonin sa më shumë serbëve të Kosovës të marrin dokumente shtesë të Kosovës, veçanërisht një letërnjoftim të Kosovës, e cila kërkohet për të marrë patentë shoferin kosovar”, shtoi Stano.

Sot skadon afati i vendosur nga autoritetet në Prishtinë për shkëmbimin e patentë shoferëve të Serbisë me ato të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *