Bardhyl Mahmuti, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar lidhur me largimin e avokatit Ben Emmerson nga mbrojtja e Kadri Veselit.
Mahmuti ka thënë se veprimet që “detyruan” Emmerson të tërhiqet, është është “goditja më e rëndë që i është dhënë mbrojtjes së luftës çlirimtare të Kosovës”.
“Ne heshtim ndërkohë që argatët e Serbisë bëjnë punën e vet!”, ka shkruar Mahmuti.