Administrata Tatimore në Gjermani, e njohur si Finanzamt, ka nisur një iniciativë të re për të luftuar punën në të zezë dhe evazionin fiskal. Sipas një videoje të publikuar nga një qytetarë, Muhamet Bajrami ka ndarë një video në rrjetin social TikTok, ku tregon se çdo person që raporton individë që punojnë në të zezën apo kryejnë orë shtesë pa u deklaruar, mund të përfitojë shpërblim deri në 1000 euro.
Në video Bajrami bënë thirrje tek qytetarët të kenë kujdes në raste të punës në të zezë dhe të rrisë transparencën në tregun e punës.
Duke ofruar një shpërblim të konsiderueshëm, autoritetet gjermane shpresojnë të ndalojnë praktikat e paligjshme që dëmtojnë ekonominë dhe të mbrojnë të drejtat e punëtorëve.
Videoja e Bajramit ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët po diskutojnë rreth kësaj mase dhe efektivitetit të saj në luftën kundër evazionit fiskal.