Granit Paqarizi reagon ndaj lajmit të publikuara nga Gazeta Sinjali

Granit Paqarizi, pronar i disa bizneseve në Prizren, përfshirë “Gold Tobacco Factory Kosovo,” “GOLD DELUX Prizren,” “Gold Pool Club Prizren,” dhe “Gold Gym – Fitness Center,” ka reaguar fuqishëm ndaj një artikulli të publikuar nga portali Sinjali, ku ai u akuzua për një rast të dyshuar për dhunimin e një vajze në Prizren.

Në artikullin e Sinjalit me titullin “Biznesmeni recidivist i veprave penale rrezikon të përfundojë sërish në burg për dhunimin e mërgimtares,” Paqarizi u përmend si i dyshuar për këtë vepër. Megjithatë, ai e ka mohuar kategorikisht këtë akuzë, duke reaguar publikisht në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Paqarizi shkruan:

“REAGIM…. PËR PORTALET QE POSTOJN PA PIK PERGJEGJSIE E PA DITË QË KETO POSTIME DËMTOJNË PERSONALITETIN E IMAZHIN. QKA SOT…?!!! KUR PA U BE 24h NGA POSTIMII PORTALIT VERTETOHET E KUNDËRTA ME EKSPERTIZË TË IML-ës QË PËR KËTË VEPËR TË LIG PËR DHUNIM MË TENTIM MONTIMI E SHANTAZHI. UNE TANI JAM NË SHTËPI SHËNDOSH E MIR.! E PËR KËTË RAST BESOJ SHPEJT PAS PËRFUNDIMIT TË HETIMEVE NGA PROKURORIA DO TË JET DHE FJALA PËRFUNDIMTARE NGA GJYKATA QË KY RAST KA QENË TENTIM PËR MONTAZH SHANTAZH.”

Paqarizi ka theksuar se ai është i pafajshëm dhe se akuzat e ngritura kundër tij janë pjesë e një përpjekjeje për montim dhe shantazh. Ai pret që hetimet të zbardhin të vërtetën dhe drejtësia të triumfojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *