Ministria e Shëndetësisë e konfirmoi se Naser Ramadani dha dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
MSH njofton se ministri Arben Vitia e ka pranuar dorëheqjen e Ramadanit më 14 gusht dhe ka caktuar Ardita Barakun ushtruese të detyrës të shefes ekzekutive të këtij instituti.
Ramadani ka qenë në krye të IKSHPK-së edhe në kohën e pandemisë globale, Covid-19.