Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar një raport të detajuar mbi performancën e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, pas një inspektimi të thelluar të realizuar kohët e fundit.
Ky inspektim kishte për qëllim të vlerësonte mënyrën se si ky stacion policor i përmbush detyrimet e tij operacionale, hetimore dhe administrative. Gjetjet kryesore të raportit kanë nxjerrë në pah disa fusha që kërkojnë përmirësim të menjëhershëm për të siguruar një shërbim më të efektshëm dhe të sigurt për qytetarët e Prishtinës.
Arsyet e inicimit të inspektimit:
- Mandati i IPK-së është të vlerësojë performancën e stacioneve policore për të siguruar shërbime profesionale, demokratike dhe të përgjegjshme.
- Inspektimi u fokusua në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, për të vlerësuar se sa mirë po realizohen objektivat dhe për të identifikuar mundësitë për përmirësim.
Objektivat e inspektimit:
- Vlerësimi i organizimit dhe angazhimit të burimeve njerëzore.
- Vlerësimi i aktiviteteve operative për ngritjen e nivelit të sigurisë.
- Vlerësimi i aktiviteteve hetimore në parandalimin dhe luftimin e krimit.
- Vlerësimi i kapaciteteve të kushteve të punës në Stacion.
Bazuar në gjetjet, IPK-ja ka dhënë rekomandimet e mëposhtme:
- Ristrukturimi i personelit në Stacionin Policor Prishtinë Qendër dhe rishikimi i strukturës organizative.
- Përmirësimi i furnizimit të Stacionit me pajisje sigurie siç janë sprej kimik, jelekë anti-plumb dhe radio lidhje.
- Intensifikimi i trajnimeve për rritjen e profesionalizmit të personelit.
- Organizimi i trajnimeve specifike për hetime dhe çështje të tjera relevante për përmirësimin e performancës.
Këto rekomandime kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve policore dhe rritjen e sigurisë në rajonin e Prishtinës, duke siguruar që Policia të jetë në gjendje të përmbushë objektivat e saj me efikasitet më të madh.
Kliko këtu për vlerësimin e plotë: