Nesër përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve ilegalë në të Kosovës

Afati kohor i konvertimit të patentë shoferëve të strukturave serbe ilegale në patentë shoferë të Kosovës, përfundon nesër më 23 gusht.

Nëse nuk përfundon ky proces tërësisht, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar se përdoruesit e patentave ilegale, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro, raporton klankosova.tv.

Ndërkaq, mbi gjashtë mijë kërkesa, tashmë janë parashtruar për të konvertuar patentë-shoferët ilegalë të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

6168 qytetarë nga komuniteti serb, kanë aplikuar deri më tani për konvertim të patentë shoferëve, ka bërë të ditur Elshani.

Po ashtu, kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, ka thënë se procesi ishte i lehtë e pa vështirësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *