Hapja e çerdheve afër lokaleve të masazhave, Musliu: Ai që dha leje duhet përjashtuar nga puna

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar institucionet përgjegjëse për dhënien e lejeve për hapjen e bizneseve në kryeqytet.

Sipas saj nuk mund të jenë afër një institucion parashkollor dhe një lokal masazhi.

“Nuk e njoh e as nuk ja di emrin, as nuk e di kush është përgjegjes për dhënjen e lejeve për hapjen e bizneseve në Prishtinë ama fort e meriton me e përjashtu nga puna edhe qe besa me ja ndalu me punu në institucione. Nuk mundet edhe “Institucion parashkollorë” edhe “Lokale Mesazhi” ( e qe veç lokale masazhi nuk janë) me qenë në të njejtin vënd me vetem 30-40 metra distancë. Unë i ftoj edhe mediat edhe shoqërin edhe komunitetin e lagjës me reagu për dukuri e veprimtari të qoroditura”, ka shkruar Musliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *