Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur, që ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë sot.

I ndjeri, A.F., kishte probleme shëndetësore dhe ishte trajtuar për një kohë të gjatë brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Ai kishte stenta të vendosura dhe ishte në mbikëqyrjen e kardiologëve për probleme kardiologjike që kishte pasur paraprakisht.

Sipas SHKK-së autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *