Ekskluzive: Aksion i Krimeve Ekonomike në Gjakovë, ky është i arrestuari

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka zhvilluar sot një aksion, ku cak ishte një person i cili dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. Personi që ra në prangat e Policisë është zyrtar i shtetit.

Burime të Gazetës Neutral bëjnë të ditur se i arrestuari është Qazim Ibrahimi.

Arrestimit të tij i ka paraprirë një hetim që filloi nën dyshimet se zyrtari komunal ka keqpërdorur detyrën dhe ka gisht në një rast të korrupsionit.

Pas arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion për procedurat e mëtejme, thonë të njëjtat burime.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *