Trump për Obaman: Është njeri i mirë, por president i dështuar

Donald Trump, që dikur kishte promovuar teori konspirative kundër ish presidentit Barack Obama, gjatë një deklarate për CNN këtë të fundit e cilësoi si zotëri të mirë, por të dobët në tregti.

Kandidati republikan, u shpreh se Obama, lejoi që shumë njerëz të përfitonin në tregti.

“Ai ishte shumë i dobët në atë sektor. E pëlqej atë. Mendoj se është një zotëri i mirë, por shumë i dobët në tregti. Mjafton që të shikoni se çfarë ka ndodhur me vendin tonë në atë sektor, ishte një tmerr”– ka thënë ai.

I gjithë ky vendim kishte ardhur pasi që sipas Trump, nga qeverisja e Obamas, në fushën e tregtisë kishin përfituar vetëm dy vende, Japonia dhe Kina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *