Rovena Stefa, një nga artistet më të njohura të skenës muzikore shqiptare, u përball me një situatë të pazakontë gjatë një performancë live, që la të gjithë publikun të habitur. Teksa këndonte hitin e saj të famshëm “Burrë të martuar unë dashurova”, diçka shkoi keq me Auto-Tune, duke e lënë zërin e saj të dalë jashtë kontrollit.
Në momentin kritik të këngës, kur pritej që zëri i saj të përmbushte emocionet e këngës, teknologjia e Auto-Tune e tradhëtoi këngëtaren, duke krijuar një efekt të çuditshëm dhe të panatyrshëm që i la të gjithë të pranishmit të shokuar. Videoja e këtij incidenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat reaguan me komente të ndryshme, disa prej të cilave ishin mbështetëse, ndërsa të tjerët e kritikuan ashpër.
Ndërsa Rovena Stefa ka një reputacion të mirë për performancat e saj live, ky incident tregon se edhe artistët më të përgatitur mund të përballen me surpriza të pakëndshme në skenë. Mbetet të shihet nëse ajo do të japë një deklaratë për këtë situatë të pazakontë.
Shikoni videon më poshtë për të parë momentin që la të gjithë pa fjalë: