Personi i vrarë te parkingu në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup është Vasil Eftimov, menaxher i firmës Mitelmont, raportojnë mediat atje.
Ai mbeti i vdekur sot nga të shtënat me armë nga një person, i cili sipas dëshmitarëve, fillimisht ia hapi bagazhin e makinës, ku ia mori një pako, e pastaj shtiu mbi të.
Eftimov, ishte i shoqëruar nga një grua kur ndodhi rasti, derisa ambulanca pas disa minutave edhe e konstatoi vdekjen e tij.
Policia tashmë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin, derisa kanë treguar se edhe një person tjetër është në kërkim.
Nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje ende.
KUJDES: Pamje të rënda