TikTokeri Rexh Lugina ngritë zërin pas rastit të Sadri Sadriut: Kritika ndaj Berat Buzhalës

Gazeta “Neutral” ka raportuar edhe një herë tjetër për rastin e TikTokerit të njohur, Rexh Lugina, i cili është bërë figurë e diskutuar për bisedat e tij të komentuara dhe të pabazuara në platformën TikTok. Rast konkret i raportimit ka qenë edhe shpërthimi i paprecedent ku Rexh Lugina ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj ministrit të mbrojtjes, Xhelal Sveçla, për çështje të caktuara, përfshirë kërcënime të mundshme.

Ndërsa rasti tjetër është pikërisht para disa orësh ku Rexha në një video të fundit të publikuar në llogarinë e tij, ka reaguar fuqishëm ndaj Berat Buzhalës dhe mediumit të tij pas rastit tronditës të vrasjes së mësuesit Sadri Sadriu, i cili dyshohet për dhunë seksuale ndaj vajzave të tjera. Rexh Lugina ka kritikuar mënyrën se si mediat kanë raportuar për këtë rast, duke pretenduar se ata kanë krijuar një imazh të gabuar për ngjarjen dhe mësuesin Sadriu.

Në videon e tij, Rexh Lugina adreson personalisht Berat Buzhalën, duke i bërë një pyetje që ka ngjallur reagime të shumta: “O Berat, qysh tu kish dok ty babën 90 vjet me ta vra? Qysh ishe ni ti? Analizo pak ” Me këto fjalë, ai shpreh zemërimin e tij për mënyrën se si është trajtuar ky rast në media.

Kritikat e Rexh Luginës janë shoqëruar me një valë reagimesh në rrjetet sociale, ndërsa mediumi TikTok po vazhdon të i jep hapësirë gjithnjë e më shumë edhe personave të paditur për të shprehur mendimet e tyre lidhur me raste të tilla të ndjeshme.

Kjo ka ngjallur debat mbi rolin e mediave sociale në formësimin e opinionit publik dhe ndikimin e tyre në diskursin shoqëror.

Videoja e tij ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka nxitur diskutime të gjera, ndërsa vazhdon të jetë një temë e nxehtë ndër ndjekësit e tij.

Linku i videos ku Rexh Lugina shpreh kritikat e tij, është bërë viral, duke u shpërndarë dhe komentuar nga mijëra ndjekës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *