Këngëtatja e mirënjohur kosovare, Teuta Selimi, ja del prej vitesh të jetë pranë publikut të saj.
Aktive në dasma e ahengje, por edhe duke sjell projekte të reja muzikore. I fundit në bashkëpunim me Nora Istrefin.
Dikur këngëtare e muzikës moderne, sot e asaj turbo-folk, Teuta Selimi ka bërë një rrokadë të pa parë sa i përket zhanrit të muzikës.
Së fundi, Teuta është shfaqur si zonjë e rëndë në një dasëm, ku kishte veshur një fustan të zi elegant, e që i rrinte tejet bukur.