Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua sot me shefin e mbrojtjes së forcave të mbrojtjes hungareze, gjeneralin Gábor Böröndi, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.
Ulutas përmendi aktivitetet e KFOR-it dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e çmuar të kontingjentit hungarez në punën e Misionit në ruajtjen e stabilitetit rajonal.
“Kfor-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, për të kontribuar në një mjedis mbrojtës dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në deklaratën e publikuar të KFOR-it në Facebook.