Kryeministri Albin Kurti ka takuar dje përfaqësuesit e kompanisë që ka bërë testimin e qëndrueshmërisë së urës së Ibrit, që Qeveria po planifikon ta hap për qarkullimin e veturave.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se nga rezultatet e matjeve është konkluduar se struktura e urës së Ibrit siguron kapacitetin e aftësisë mbajtëse dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë sipas modelit të ngarkesave të parapara me standardin evropian për ngarkesa EC-1, ose EC-1991.
“Uljet e Lejuara L/800 = (25.0*100/800) =31.2, kurse uljet max. të matura= 4.2 mm << 31.2mm. Nga këto krahasime rezulton se uljet e matura janë shumë herë më të vogla se ato të lejuara”, thuhet në njoftim.
Sipas ZKM-së, për matjen e vlerave testuese të uljeve, deformimeve, dhe karakteristikave dinamike, janë përdorur pajisjet elektronike të sofistikuara të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Deri më tani kompania “IPE-PROING” ka testuar dhe analizuar aspektin e sigurisë së mbi 40 urave dhe mbi 20 struktura të objekteve në vendin tonë”, përfundon njoftimi i ZKM-së