Aksident në Lakrishtë, lëndohet një person

Një person është lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mes një motoçiklete dhe automjeti në Lakrishtë të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti)”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *