Skandaloze: Kompania “GG Exlusive” mashtron qytetarët me villa – paguan, por ndërtimi nuk ndodh!

Kompania GG Exclusive ka hyrë në qendër të kritikave të ashpra pas zbulimeve të fundit që tregojnë një mashtrim masiv ndaj qytetarëve, të cilët kanë paguar shuma të mëdha parash për villa luksoze, por ndërtimi i tyre ende nuk ka filluar. Pavarësisht premtimeve të bëra, shumë investitorë janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë shenjë të përparimit në projektet e tyre të banimit, shkruan Gazeta Neutral.

Rastet e raportuara në rrjetin social TikTOK por edhe nga medium vendor tregojnë se klientët kanë paguar paratë e tyre me besimin se do të marrin një shtëpi ëndrrash, por në vend të kësaj, janë përballur me vonesa të pafundme dhe një mungesë të plotë të transparencës nga ana e GG Exclusive. Disa prej tyre kanë pritur me muaj që të fillojë ndërtimi, por pa asnjë rezultat konkret, duke i lënë të ndihen të mashtruar dhe të zhgënjyer.

Gazeta Nacionale, e cila ka zbuluar se janë regjistruar të paktën tre raste ku qytetarët kanë paguar për villa luksoze, por ndërtimi i tyre nuk ka filluar kurrë.

Shiko videon këtu

Pronari i kompanisë, Granit Gojani, i cili më parë ka punuar edhe në tregtinë e makinave, po akuzohet për praktika të dyshimta dhe mashtrime të qëllimshme.

“Super mashtrues” është termi që shumë qytetarë të mashtruar kanë përdorur për të përshkruar pronarin e GG Exclusive, Granit Gojani. Ata pretendojnë se ai merr paratë për projektet e ndërtimit, por nuk e përfundon punën, duke i lënë klientët në një situatë të pafavorshme dhe të pasigurt për investimet e tyre.

Është urgjente që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtij mashtrimi skandaloz.

Mos lejoni që paratë tuaja të shkojnë dëm dhe shmangni çdo marrëveshje me GG Exclusive deri sa të zgjidhen këto raste/ Gazeta Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *