Gjuajtja me armë zjarri në ahengje familjare, MPB: 46 armë të konfiskuara gjatë muajit korrik

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë statistikat për incidentet e të shtënave me armë në ahengje gjatë muajit korrik.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët, ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, ka konfiskuar 472 municione, ka arrestuar 42 persona dhe raporton se 1 person është plagosur, shkruan Arbresh.info.

“Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *