Pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowas kanë kryer trajnimin mjekësor me ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ekipi “Role 1”.
Siç thuhet në njoftim, trajnimi është zhvilluar në Kazermën “Adem Jashari”, transmeton Telegrafi.
Ambasada amerikane përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky trajnim do t’i ndihmojë ekipet e FSK-së që të përmirësojnë procedurat standarde të operimit dhe ndërveprueshmërisë.
“Kjo është tjetër dëshmi e fuqisë, rëndësisë dhe suksesit të Programit Shtetëror të Partneritet. Së bashku më të fortë”, thuhet në njoftim.