Trupi i të vrarit në Serbi, Faton Hajrizit, është kthyer mbrëmë në Kosovë.
Në pikën kufitare në Merdar ishin mbledhur familjarë e shokë të Hajrizit derisa kufoma po bartej për në Kosovë.
Tashmë është bërë e ditur se autopsia e trupit të tij do të bëhet sot duke filluar nga ora 13:00.
Theksojmë se Faton Hajrizi u arratis nga burgu më 6 korrik dhe u vra nga forcat policore serbë më 19 korrik pas disa ditësh kërkimi për shkak të plagosjes dhe vrasjes së një polici serbë në kufi.