Në fundjavë do të nis sezoni 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll.
FC Prishtina do të përballet me ekipin e inkuadruar në elitë, Suharekën.
E pas një kohe të gjatë, kryeqytetasit ndeshjen do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00, teksa FC Prishtina ka njoftuar se hyrja për tifozët do të jetë falas.
Njoftimi i plotë i tyre, pa ndërhyrje:
Po rikthehemi në shtëpinë tonë.
Pas një kohe të gjatë FC Prishtina do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet
Andaj të gjithë tifozët tanë, Plisat, qyetatarët e Prishtinës dhe simpatizuesit e klubit po i presim në ndeshjen e hapëse të sezonit të ri.
Sfida jonë e parë luhet të dielën me 11 gusht nga ora 19:00 ku përballë do ta kemi skuadrën e Suharekës
Për të festuar rikthimin në folenë tonë hyrja për të gjithë shikuesit në këtë ndeshje do të jetë falas prandaj mos mungoni
Ju presim të dielën nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.