Një grua ka informuar se është sulmuar seksualisht nga një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 04.08.2024 në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.