Reperi i njohur Noizy, i cili është bërë personazhi më i përfolur meditaik këto ditë, pas incidentit në Sancy club, Pejë, shkruan Neutral Bizz.
Pas një incidenti dhe fletarrestit të lëshuar nga Policia e Kosovës, ku Noizy ka bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në performancën e planifikuar sonte në diskotekën “Stop” në Gjilan.
Përmes një postimi në Instagram, Noizy ka sqaruar situatën: “Sonte nuk mund të jem në Gjilan.” Kjo deklaratë ka ardhur si një përpjekje për të informuar fansat e tij që të mos bien pre e dezinformatave të klubit.
Megjithatë, klubi vazhdon të mbajë postimet promovuese dhe të gënjejë qytetarët, duke pretenduar se Noizy do të performojë sonte.
Pavarësisht këtij paralajmërimi të qartë nga reperi, klubi “Stop” vazhdon të mashtrojë qytetarët duke i joshur ata të të marrin pjesë në një ngjarje që nuk do të ndodhë.
Kjo ka shkaktuar zemërim tek fansat, të cilët ndihen të mashtruar dhe të zhgënjyer nga kjo praktikë e pandershme.
Raste të tilla nuk janë të rralla, ku diskotekat përfitojnë duke gënjyer qytetarët për pjesëmarrjen e artistëve të njohur, vetëm për të tërhequr klientelë dhe për të rritur fitimet./ Neutral Bizz.