Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan – Policia futet me forcë në shtëpi

Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete një person në Shillovë të Gjilanit.

Për rastin policia është njoftuar nga dëshmitarët të cila kanë deklaruar se viktima nuk është parë të dal nga shtëpia qe 3 ditë.

Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *