Në një incident të fundit në Clubin Sancy në Pejë, tiktokeri Mandi Iseni është rrahur, dhe dyshohet se reperët Stresi dhe Noizy kanë qenë të përfshirë.
Situata ka marrë përmasa të mëdha në rrjetet sociale, me akuza ndaj Stresit dhe Noizyt si iniciatorë të ngjarjes. Sipas raportimeve Noizy është arrestuar nga policia e Kosovës dhe janë anuluar mbrëmjet që do të përformonte sonte.
Ndërkohë, Stresi, i cili gjithashtu është akuzuar për përfshirje në rrahje, ka vazhduar të jetë i lirë dhe ka planifikuar të performojë sonte në Moren të Vushtrrisë.